Egje mbyten 22 refugjatë

453
22 refugjatë janë mbytur, mes tyre edhe 4 fëmijë, pasi anija me të cilën udhëtonin u stërmbush me ujë. Në anije kishte 211 persona dhe si destinacion kishte ishullin grek, Kos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në 15 Shtator, rreth orës 6 të mëngjesit, raporton gazeta turke, Hyrriet, transmeton Bota Sot. Me mijëra refugjatë tentojnë çdo ditë të kalojnë përmes detit kufirin turko-grek, për të ikur nga konflikti që ka kapluar Sirinë. Shumë prej tyre përfundojnë me vdekje.
Sigal