Edhe në Itali/ Tre lëkundje tërmeti godasin Aquilas brenda 30 minutave

161

Një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës (7 dhjetor) në afërsi të Aquilas në Itali.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës.

Pak minuta më vonë në ora 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë.

Ora 23:22 minuta është pasuar nga një tjetër e shkallës 2.2 balla.

Të shumta kanë qenë telefonata e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Paniku e frika ka shtynë banorët e zonës të qëndrojnë gjatë natës në rrugë.

Deri më tani nuk ka informacione mbi dëme në banesa apo persona të lënduar.

Plot 10 vite më parë në Aquila një tërmet i shkallës 6.3 ballë shkaktoj 309 viktima e mbi 1600 të plagosur.