Edhe Kosova përfshihet nga reshjet dhe temperaturat e ulta

437
Kosova është përfshirë sot nga reshjet e dëborës dhe si pasojë nga temperatura të ulëta. Kjo për shkak se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë Siberiane.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, këto masa ajrore do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik, i cili ishte plot tetë ditë të kaluara.
“Sipas parashikimeve sinoptike reshjet e borës do të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së hënë. Karakteristikë e kësaj gjendje meteorologjike është edhe rënia e theksuar e temperaturave minimale”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
IHMK thotë se nga dita e shtunë e më tej vlerat minimale dhe maksimale do të jenë gjithnjë negative në termometër.
Nga dita e hënë e deri të premten IHMK thotë se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celcius. Do të f ryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi mbi 18m/s
“Në bazë të paralajmërimeve meteorologjike se do të ketë borë dhe acar gjatë fundjavës dhe javës që vjen, Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Sipas komunës, në kushte atmosferike ekstreme vështirësohet pastrimi i rrugëve nga bora dhe akulli, prandaj komuna e Prishtinës kërkon nga ngasësit e makinave që t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore siç janë të detyruar me ligj dhe mos të dalin të papërgatitur në rrugë, pasi po e bllokojnë rrugën dhe po shkaktojnë kaos në qytet.
Po ashtu , komuna apelon tek pronarët e dyqaneve që ta pastrojnë borën në trotuar, para dyqaneve të tyre, siç parashikohet në rregullore, në mënyrë që së bashku ta bëhet i mundur qarkullimi sa më i lehtë i njerëzve.
Ndryshe, kompanitë e pastrimit që në mëngjes janë parë në rrugët e kryeqytetit./KosovaPress/
Sigal