Edhe Austria vendosi kontrolle kufitare

437
Edhe Austria për shkak të krizës së refugjatëve, vendosi kontrolle kufitare. Kontrollet janë vendosur në kufirin hungarez, italian dhe slloven si dhe në kufirin sllovak. Intensiteti i kontrolleve, siç thekson MPB austriake do të kufizohet në “masën e nevojshme për siguri”.
Kontrollet kufitare ishin të nevojshme për shkak të valës masovike të pjesëtarëve të shteteve të treta, që të parandalohet rrezikimi i rendit publik dhe sigurisë së brendshme. Policisë për kontrollet do t’i ndihmojë ushtria. Ministrja e Punëve të Brendshme, Johana Mikël-Lajtner sqaroi se kontrollet janë sinjal i rëndësishëm në botë se është e pamundur vala e pakufizuar e emigrantëve.
Sigal