Ed Sheeran nderohet me çmim nga Princi Charles, por thyen protokollin

726
Sigal

Këngëtari britanik Ed Sheeran është nderuar me “MBE” nga Pallati Buckingham për kontributin e tij në muzikë. Ky çmim i është dhënë nga Princi Charles.

Investitures-at-Buckingham-Palace

“MBE” është Urdhri më i Shkëlqyeshëm i Mbretërisë Britanike, dhe shpërblen kontribuesit në art dhe shkencë. Ndërkohë që ishte duke u intervistuar nga BBC, këngëtari u pyet gazetari nëse do të performonte në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Këngëtari britanik ka “shkelur” protokollin mbretëror, duke vënë dorën e tij në krahun e princ Charles.

Investitures-at-Buckingham-Palace (2)

“Po, pse jo”, deklaroi ai me një buzëqeshje në fytyrë. Ed ka punuar me artistët ndërkombëtarë Taylor Swift dhe Justin Bieber, si dhe britanikët One Direction.

Investitures-at-Buckingham-Palace (1)