E veja e Litvinenkos: Urdhëri për vrasjen e bashkëshortit tim erdhi nga Putini

424
Avokati i të vesë së ish-agjentit të KGB-së Aleksander Litvinenko, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar vrasjen e tij dhe se autoritetet ruse vazhdimisht kanë penguar hetimin mbi vdekjen e tij.
Duke folur në ditën e fundit të seancës dëgjimore në Gjykatën në Londër, në kuadër të hetimit nga autoritetet britanike, avokati Ben Emmerson tha se Litvinenko “ishte identifikuar si armik i shtetit rus, i cili duhej likujduar” sepse ai do të tregonte për lidhjet e Putinit me krimin e organizuar.
Emmerson tha se për këtë aryse Moska është munduar “ta manipulojë” hetimin, duke refuzuar që të bashkëpunojë dhe duke vënë pengesa të ndryshme.
Policia britanike ka akuzuar dy rusë, Dimitry Kovtun dhe Andrei Lugovoi, se e kanë kryer vrasjen, e cila ka qenë e sponsorizuar nga elementet brenda Kremlinit.
Të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërkaq Moska zyrtare ka refuzuar që t’i ekstradojë ata.
Kreu i hetimeve, gjyqtari Robert Owen, planifikon që t’i paraqes përfundimet e tij deri në fund të vitit 2015.
Sigal