“E varfra Sicilia ime, drejt greminës”

1697
Sigal

Sicilia, pas Greqisë, Spanjës, Qipros, gjendet fundosur plotësisht nga kriza

Kriza, ndërkohë, vërtet po prodhon dhimbje dhe lot, por dhe ndonjëherë, humor. Humor që ka shpërthyer tashmë në Itali. Është së pari humoristi i njohur italian Giacomo Poreti që në gazetën e së mërkurës, “La stampa”, ka bërë humor duke akuzuar kolegun e tij humoristin e njohur Aldo Baglio, si një ndër shkaktaret e greminës siciliane. Aldo Balio, humoristi i famshëm i treshes në filma, kthen përgjigje dhe i dërgon letër replikuese kolegut të tij, të famshmit Giacomo, i cili e akuzon në shtyp: “Nepotizmi shkaku? Jo, ne njihemi të gjithë!”

Ja letra e plotë për lexuesit e “Telegraf”, në Shqipëri me titull: “Sicilia ime e varfër, kërcënuar nga “Default”, botuar në “La Stampa”(20 korrik 2012).

I dashur Giacomino.

Më thuaj kush je dhe të them: me cilin po flas?

Më thuaj çfarë do dhe do të them: ndofta!

Por, nëse më thua me cilët po del, të them: ata nuk janë miq, duan të na vënë njërin kundër tjetrit.

I dashur Giacomino, nuk do doja të ngrija pluhur, që do të ishte më tej pluhur përmbi pluhur.

Jemi të gjithë të përfshirë në më të madhen Patatrak të historisë, kush vallë mund ta kishte thënë që, një dreq fjalë, që askush nuk di çdo të thotë, bile as familja ime shumë e madhe: “default”, do të kishte vënë në rrezik lavdinë e Trinakrisë!

Sicilia paguan faktin që ndodhet në ekstremitet të Europës dhe si të gjitha ekstremitetet që nuk vijnë e spërkaten plotësisht me gjak, humbin forcën dhe kapacitetin motorik, por një botë pa ekstremitet, nuk mund të përqafojë askënd dhe të vazhdojë të ec me prapanicë. Do doja t’u përgjigjem akuzave për nepotizëm, do doja ta nisja me një popull që nuk ka harruar kurrë rrënjët e tij, dua të them se çdo sicilian i vetëm ka një pemë gjenealogjike, që kryqëzohet me krenari me gjithë pemët e tjera: me pak fjalë njihemi të gjithë, por edhe më tej, e pabesueshme, jemi të gjithë kushërinj.

Kur një sicilian shkon jashtë shtetit dhe takon një bashkvendas të tij, i thotë:

“Po ti mos je sicilian?”

Nëse përgjigja është pohuese, pothuajse gjithmonë bëhet një moment pauzë, për të prodhuar atë pik loti nostalgjik.

“Nga ç’vend?”

“Nga Kalabisceta”.

“E njeh Mariucen?”

“Jam djali!”

“Mendo çfarë kombinacioni, unë jam burri i saj!”

Përktheu për Telegraf Luan Shmilli