E thirri për t’i rregulluar bojlerin, 26-vjeçari përdhunon studenten

572
Sigal

Një 26-vjeçar ka përfunduar në Gjykatë pas abuzimit seksual me një 19-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino, me vajzën që akuzon mikun e saj se e ka përdhunuar.

Mediat italiane bëjnë me dije se studentja e Universitetit “Erasmus”, e ftoi shokun e saj në shtëpi për t’i rregulluar bojlerin e dushit, por u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

26-vjeçari nuk e mohoi marrëdhënien seksuale me vajzën, por shtoi se gjithçka ndodhi me pëlqimin e të dy palëve.  Gjithsesi, mbi të rëndon akuza e përdhunimit dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes pritet të merret vendimi përfundimtar.