E sulmojnë tre peshkaqenë, humb jetën 21 – vjeçarja

638
Sigal

Një studente 21-vjeçare ka humbur jetën pas sulmit të tre peshkaqenëve në Bahamas. Viktima, e identifikuar si Jordan Lindsey, po notonte pranë Ishjuve Rozë rreth orës 14:00 kur u përball me sulmin tragjik.

Ajo kishte dalë me një anije me familjen për të parë derrat e egër, por papritmas u shfaqën peshkaqenët.

21-vjeçarja pësoi lëndime serioze në të dy krahët, këmbët dhe në të pasme.

Prindërit e Lindsey thanë se bërtitën me të madhe kur panë peshkaqenët, por vajza nuk i dëgjoi. Menjëherë pas sulmit e dërguan në spital, ku fatkeqëisisht ndërroi jetë.

Sulmi i fundit vdekjeprurës i peshkaqenëve në Bahamas ishte në vitin 2010.