E rrallë/ Fëmijët gjejnë mbetje nga Lufta e Dytë Botërore, përdorën magnet të fuqishëm

138

Disa fëmijë në Gjermaninë Lindore kanë arritur që të zbulojnë municione të Luftës së Dytë Botërore.

Ata përdorën një magnet të fuqishëm të cilin e futën në një lumë.

Fëmijët telefonuan policinë kur bënë zbulimin afër qytetit të Ohrdruf.

Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje njerëzve të raportojnë çdo gjetje të tillë menjëherë dhe të mos i prekin municionet.

Bombat e pashpërthyera të WW2 gjenden shpesh në Gjermani, duke shkaktuar evakuime masive.