E rrallë/ 36-vjeçari i shpëton vdekjes edhe pse zemra i ndali për 40 minuta

637
Një 36-vjeçar, zemra e të cilit ndali për rreth 40 minuta, ka falënderuar dy oficerë policie të cilët e risollën në jetë. John Ogburn, pësoi një arrest kardiak teksa punonte në laptopin e tij në shtëpi.
Dy oficerë policie që ndodheshin afër pas njoftimit urgjent, filluan t’i bëjnë shtypje mbi kraharor, babait të tre fëmijëve.

Ata arritën ta rikthejnë në jetë Obgurn, pas 42 minutash derisa pulsi i tij rifilloi të punonte.
Oficerët e policisë së Charlotte, Laurence Guiler dhe Nikolina Bajic, arritën që me përpjekjet e tyre të bëjnë diçka të lavdërueshme duke pasur parasysh që nëse një person nuk reagon as pas 20 minutash, atëherë do të thotë se është e kotë.

Megjithatë, ata e bënë këtë edhe për 20 minuta më shumë, duke ringjallur 36-vjeçarin dhe më pas e dërguan në spital.
Sigal