Tre emigrantë janë mbytur dhe 354 të tjerë janë shpëtuar nga ujërat spanjolle, ka bëtë të ditur shërbimi i shpëtimit detar. Prejardhja e personave të vdekur dhe atyre të shpëtuar ende nuk dihet, shkruan Euronews. Spanja është bërë pikë-synim i emigrantëve që ikin nga Afrika për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë, duke kapërcyer Italinë dhe Greqinë, pasi qeveria e re populiste e Italisë, refuzon të pranojë anije emigrantësh.

Rojat bregdetare spanjolle kanë gjetur të vdekur tre persona dhe kanë arritur t’i shpëtojnë 35 të tjerë nga një anije që po fundosej në detin Albaron të Mesdheut perëndimorë. Që nga pasditja e së premtes, një total prej 354 personash janë shpëtuar nga ujërat spanjolle.

Ndërkohë 35,218 emigrantë kanë hyrë në Spanjë nëpërmjet detit që nga fillimi i këtij viti, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Spanjës.