E rëndë/ Fëmija lind me sëmundje të rrallë, prindërit e braktisin në spital

470
Sigal

Ai lindi në gusht të këtij viti por nuk arriti kurrë të shkojë në shtëpinë e tij pasi prindërit e brakstisën në spital.

Giovannino që është dhe emri i foshnjës ka lindur me një sëmundje të rrallë dhe kjo ishte aryseja që prindërit e braktisën.

Sëmundja e rrallë që mban emrin  “Harlequin ichthyosis” e detyron atë të qëndrojë larg diellit dhe ka vështërisë në frymmarrje.

Kjo sëmundje prek një në një milion dhe shkaktohet si rezultat i një geni të dëmtuar.

Giovannino tashmë është katër muajsh dhe për të janë kujdesur me dashuri të gjithë infermierët dhe personeli shëndëtsor i spitalit.

Gjithashtu vogëlushit i kushtohet një kujdes i veçantë në spital dhe për të ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe plasaritjes së lëkurës së tij, ai trajtohet me hidratues disa herë në ditë.

“Ai është një fëmijë i buzëqeshur dhe lumturohet së tepërmi kur dëgjon muzikë”, shprehet drejtori i spitalit.

Pas publikimit të këtij rasti në media ka qenë shumë i madh interesimi i personave që kanë kontaktuar spitalin dhe kanë kërkuar ta birësojnë.

Autoritetet në qytetin verior italian të Torinos thanë se po vlerësohen të gjitha kërkesat.