Sigal

Një sherr e ka shndërruar ditëlindjen e 1-vjecarit në Teksas në një tragjedi të vërtetë. Në festë e sipër ka plasur sherri, e më pas u nxorën armët, duke lënë 4 viktima dhe një të plagosur.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ndodhi në Taft të Teksasit dhe viktimat u identifikuan si Juan Espinoza Sr, 62 vjeç dhe nipërit e tij Juan Sandoval III, 20 vjeç, Jeremy Sandoval, 22 vjeç dhe 25-vjeçari Nicky Sandoval.

Policia ka arrestuar një person dhe një tjetër të dyshuar e ka shpallur në kërkim.

Ndërkohë që mbeten ende mister shkaqet e këtij sherri që raportohet të ketë ndodhur mes dy familjeve.