E rëndë/ Apeli i motrës së sulmuesit të zhdukur: Rifilloni kërkimet, e di që është gjallë

742
Sigal

Rifillimi i kërkimeve për futbollistin Emiliano Sala është e vetmja kërkesë që ka motra e tij Romina. Ish-sulmuesi i Nantes dhe piloti Dave Ibbotson, janë zhdukur teksa po fluturonin për në Cardiff ditën e hënë.

Policia e Guernsey ka ndërprerë kërkimet që ditën e djeshme, pasi tre ditësh kërkime, por motra e sulmuesit ka bërë ka bërë apel që të rifillojnë.

“Jam e bindur se Emiliano dhepiloti janë gjallë dhe janë diku. Lajmi më ka shokuar. Ne e dimë se ata janë gjalë dhe duam të fillojnë kërkimet.

Ne kërkojmë që të mos ndalet kjo përpjekje. Të gjithë së bashku, mund të gjejmë një mënyrë për të kërkuar dhe për të gjetur Emilianon”, ka thënë e motra e sulmuesit.

Autoriteti i Aviacionit Civil tha se avioni ishte i regjistruar në SHBA, ndaj dhe përgjegjësia është e tyre. Ligji amerikan ndalon pilotët që të bëjnë transporte private.

Drejtori i portit të Guernsey shpjegoi një vendim “të vështirë” për të hequr dorë nga kërkimet, duke thënë se shanset e mbijetesës ishin “jashtëzakonisht të pakta”. Kapiteni David Barker pranoi se familja nuk ishte “e kënaqur” me vendimin, por kishte ” besim” se nuk mund të ishte bërë më shumë.

Emiliano Sala and David Ibbotson