E rëndë/ 5 të vdekur në koncertin, ku po këndonte edhe artistja shqiptare

589
Sigal

Të paktën pesë persona kane humbur jetën në një koncert të reperit të njohur Algjerian Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit Soolking, i cili për publikun shqiptar njihet për bashkëpunimin e tij me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora “Zemër”.

Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin Algjerian ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Sipas BBC, pese persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri tjetrin. 21 persona jane plagosur dhe janë dërguar në spital njoftuan gazetat vendase.

Në rrjetet sociale u shfaqën fotografitë e ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve. Soolking konsiderohet artisti më mire në Algjeri me fame në të gjithë botën arabe me nje aktivitet që e ka zhvilluar në Francë. Hiti i Soolking dhe Dhurata Dora “Zemër” ka arritur te hyjë në top listat e Frances.