E përplasi makina për vdekje, zbulohet identiteti i shqiptarit, shoferi italian: Nuk e pashë…

423
Sigal

Një 63-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje në Rimini të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Viktima është Halim Sulejmani.

Sipas medieve italiane, shqiptari kishte dalë shëtitje në momentin që u përplas për vdekje nga një makinë në një pjesë rruge që nuk kishte ndriçim.

Përplasja ishte fatale për shqiptarin që humbi jetën në vend.

Drejtuesi i makinës që përplasi shqiptarin, sipas medieve është shprehur se “Nuk e kam parë, nuk e kam parë”.