E përdhunojnë në Siri, familja e vret në Gjermani

481
Një vajzë, që kaloi një tmerr në Siri, pasi e përdhunuan në grup, mendoi se shpëtoi kur shkoi në Gjermani. Por Rokstan M., 20 vjeç, u ther për vdekje nga familja e saj pasi tashmë ajo nuk quhej e ndershme. Policia gjermane beson se viktima u vra nga babai dhe dy vëllezërit, pasi urdhrin e dha nëna. Pasi ishte arratisur në Gjermani, ajo ishte ankuar se familja e keqtrajtonte, duke i thënë se e meritonte të vdiste. Nëna e viktimës ka mohuar që ka urdhëruar vrasje“Nuk kam lidhje me vdekjen e saj,” tha ajo.
Sigal