E para fushë nënujore tenisi do të ndërtohet në Dubai

689
Arkitekti polak Krzysztof Kotala, nga ‘8 + 8 Concept Studio’, ka publikuar një projekt ambicioz: një fushë nënujore tenisi. Kompleksi i tenisit do të vendoset në det të hapur në Gjirin Persik, në mes ishujve Burj Al Arab dhe Palm Jumeirah. Publiku do të ketë një zgjedhje zbavitjes për të përjetuar: të shikojë një ndeshje tenisi në një nga shtatë fushat, ose të ‘spiunojë’ në jetën e pabesueshme detare me një kupolë masive qelqi. Duhet të theksohet se në këtë moment, fusha nënujore është vetëm një koncept në nevojë për investitorë. Gjetja e parave nuk do të jetë e lehtë, pasi projekti paraqet shumë sfida inxhinierike që duken pothuajse të pamundur për t’u kapërcyer.
Sigal