E pabesueshme, në Indi temperaturat kalojnë 50 gradë Celsius

479
Sigal

Një valë nxehtësi ka përshkuar Indinë. Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat i kanë kaluar 45 gradë Celsius. Çuru, në shtetin verior Rajasthan, është qyteti më i nxehtë. Temperaturat atje kanë arritur të dielën në 50.8 gradë Celsius, tha Departamenti Meteorologjik i këtij vendi.

Rajasthan dhe shteti qendror Madia Pradesh janë në gjendje alarmi për shkak të të nxehtit. Të dyja shtetet shpesh vendosin rekorde të temperaturave të larta gjatë verës. BBC raporton se së paku shtatë qytete të Indisë kanë qenë të hënën në listën e 15 vendeve më të nxehta në botë në web-faqen e motit El Dorado.