Sigal

Një mega operacion i koduar “Mrekullia” i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine nga Kosta Rika në Itali.

Autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arrestimi ndaj 29 personave anëtarë të dy grupe trafikantësh mes të cilëve dhe 1 shqiptar si dhe janë sekuestrua mbi 221 kg kokainë.

Kokaina fshihej në arka ananasi e transportohej në kontenier frutash nga Amerika Latine drejt porteve italiane. Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Hetimet e operacionit “Mrekullia” kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.

Trafiku ndërkombëtar i kokainës nga Amerika Latine në Itali drejtohej nga dy italianë pronarë të shoqërisë së transportit “Tierra Nuestra Latina”, të cilët bashkëpunonin me një kartelë kolumbiane trafikantësh kokaine. Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kg kokainë.