E lidhur me litar pas karriges, kjo foto ka shqetësuar njerëzit mbi mesazhin që fshihet pas saj

151

Një foto e një gruaje të lidhur në një karrige me duart, këmbët dhe gojën e mbyllur, ka nxitur reagimin negativ të shumë ndjekësve në rrjet. Veçanërisht femrat në mbarë botën kanë shpërthyer në revoltë ndaj kësaj fotoje, e cila në fakt është bërë për shaka.

Mesazhi i kësaj fotoje është që kur vjen koha për të parë garën e makinave, çdo gjë tjetër në shtëpi duhet të jetë e qetë.

Por shumë njerëz kanë bërë apel kundër kësaj fotoje, duke thënë se shumë njerëz anembanë botës po dhunohen. Shoqata e të drejtave të njeriut në Australi është shprehur se me këtë gjë nuk duhet bërë shaka, pasi me dhjetëra gra e fëmijë po dhunohen e abuzohen nga meshkujt çdo ditë.