E kush tha që dashuria nuk ekziston? Ja çfarë ka ndodhur me 75-vjeçarin…

574
Sigal

Të dy mendonin se nuk do takoheshin kurrë më bashke, por në një distance prej 75 vitesh Kara Troy Robbins, veteran amerikan në Luftën e Dytë Botërore, ka mundur të përqafoj dashurinë e tij të parë, 92 vjeçaren fanceze Jeanine Ganaye, në 75 vjetorin e përkujtimit të zbarkimit në Normandi.

Cifti ishte njohur dhe dashuruar për 2 muaj në 1944. Ushtari veteran ka rrëfyer përpara televizionit Gjithmonë të kam dashur Jeanine. Kurrë nuk ke dalë nga zemra ime’.
Gjithçka nisi kur France 2 kontaktoi me veteranin amerikan Robbinson për të xhiruar një dokumentar kushtuar ushtarëve që luftuan në Normandi.

98-vjeçari ka treguar historinë e tij të dashurisë, që se kishte harruar kurrë, me një vajzë franceze me emrin Jeannine. Të dy të rinjtë, në atë kohë ishin respektivisht 23 dhe 17 vjeç. Veterani tregon një foto të Jeanine që e ruante me fanatizëm dhe shpreh dëshirën për ‘tu kthyer atje’, edhe pse ka pak shpresë që mund ta shohë: ’Ndoshta është e kotë deklaron ai- Ndoshta nuk do ta takojë asnjëherë, mund të ketë vdekur’.

Gazetarët e France 2 vihen në kërkim të Jeanine. Ata shumë shpejt zbulojnë që ajo është gjallë dhe ndodhet në një azil në Montigny-les-Metz, një komunë franceze me më shumë se 20 mijë banorë.
Në një distance prej shumë dekadash, nuk ka kohë për keqardhje. Cifti ka deklaruar që ishte i lumtur që ishte takuar dhe ka bërë një premtim. Të dy të ve, kanë vendosur të takohen por larg kamerave.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Robbins është ftuar në France për ceremoninë përkujtimore të zbarkimit në Normandi- shkruan e përditshmja lokale «Le Républicain lorrain» – ndërsa gruaja elegante dukej sikur kishte dalë nga një roman i Agatha Christie. Takimi prekës mes të dyve është fiksuar nga telekamerat e France 2. Të dy përqafohen dhe puthen me njëri-tjetrin. Ai kujton që nuk e ka harruar asnjëherë. Jeanine përgjigjet që është njësoj edhe për të: ’Thotë që më dashuron, e kuptoj’.
Në mënyrë të menjëhershme një seri kujtimesh përfshijnë çiftin: ’Ai ishte këtu dhe kërkonte dikë që t’i lante rrobat- kujton Jeanine- Nëna ime pranoi ta ndihmonte. Mund të them që ishte një dashuri e thellë. Nuk mund të komunikonim shumë për shkak të gjuhës, por ishim shumë mirë bashkë. Sa herë që kishte kohë të lirë vinte tek unë. Kishim nevojë për pak më shumë kohë.
Papritur, veterani u kërkua të shkonte në frontin e luftës dhe u detyrua në këtë mënyrë t’i jepte lamtumirën Jeanine së tij: ”Brenda një natë ai u zhduk.

U mor nga një kamion. Sigurisht ishte shumë e trishtuar, sepse do më pëlqente që pas luftës të mos kthehej në Amerikë. Kur je mirë me dike, është e vështirë të ndahesh’. Pas luftës veterani Robbins kthehet në SHBA dhe martohet në vendin e tij. Nga ana tjetër, Jeanine shpresonte shumë në kthimin e të dashurit dhe tani rrëfehet:’Endërroja ta shihja. Unë kisha filluar të studioja anglisht pas Luftës. Në fund realiteti është më i egër se ëndrrat dhe Jeanine pranon të martohet në 1949 me një ushtar francez me të cilin pati pesë fëmijë.