E konfirmojnë mediat greke, aktorja e njohur mes 90 viktimave nga flakët në Athinë

517
Sigal

Dyshimet e ngritura mbi vdekjen e aktores Hrisa Spilioti nga flakët e mëdha në Athinë që i mori jetën afro 90 personave, janë konfirmuar tashmë.

Aktorja e njohur së bashku me bashkëshortin e saj, Dhimitri Turnaviti, janë në mesin e viktimave që shkaktoi zjarri i një jave më parë.

Mediat helene bëjnë me dije se trupi i saj është identifikuar dje por lajmi u bë publik nga mikesha e saj dhe vajza e bashkëshortit të aktores.

“Dhe perdja ra… fundi erdhi dhe për dy heronjtë e mi. I paharruar qoftë kujtimi i tyre, të jeni mirë”, kishte shkruar ajo në Facebook.