E kaluara naziste dhe frika nga Gjermania e sotme

2282
Sigal

Gjermania është vonuar shumë vjet të bëjë detyrën e saj për të civilizuar botën me vlerat perëndimore

I dashur drejtor, nëse është e vërtetë që shumë kombe europiane kanë vuajtur nën dominimin e Gjermanisë naziste, ndofta asnjë vend nuk ka pasur ngacmimin më të tmerrshëm se sa ajo që i është imponuar Polonisë. Për vite me radhë polakët kanë shikuar nga Gjermania me besim edhe neveri. Dhe do të kishin arsyet më të mira për t’ju kundërvënë me forcë një Gjermanie të re sërish me tentativa prej nacionalizmit.

Në këtë qëllim, ja vlen të kujtohen fjalët të shpallura në dhjetor 2011 prej ministrit të jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në një diskutim mbajtur në Berlin, jo më larg se 100 metra nga porta e Brandenburgo: “Është në interesin tonë, por dhe të vet Gjermanisë, që t’i kërkohet të kontribuojë të garantojë mbijetesën dhe perspektivën e Eurozonës. Sikurse e dini mirë, askush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëjë. Duhet të them, ndërkohë – dhe me siguri jam i pari ministër i Jashtëm i Polonisë ta shpreh në këtë mënyrë – që sot nuk trembem nga fuqia e saj, por nga pazotësia e saj. Gjermania është një komb europian i domosdoshëm, dhe ajo nuk mundet të dështojë në rolin e saj, që nuk duhet të jetë dominimi, por udhëheqja në reformat aktuale”.

Citoj këto fjalë pa asnjë lavdi. Dhe kuptoj shumë mirë cilindo që shikon me mosbesim rolin udhëheqës të Gjermanisë në Bashkimin Europian, frikësuar nga Europa gjermanocentrike. Ky vend, për faj të europianëve, ka vonuar shumë vite për të bërë botën me vlerat perëndimore (në vitet 1980 edhe Shqipëria moniste me zgjuarsinë e dobët, u përfshi në afrimin me Gjermaninë, gjë që, si duket sot, u sabotua për interesa pro sllave, (kundër “irredentizmit” të Kosovës,) nga grupi i “fshehtë” ideologjik, në krah të diktatorit dhe me poste pushteti dhe partie, në Tiranë, e Shkodër. Grupi duket ishte kundër vazhdimit të porosisë, për lidhje me Gjermaninë, megjithëse, në publik shfaqej i zjarrte, “pro” diktatorit nacionalist Hoxha duke e sabotuar Shtraus, sepse Gjermania sillte civilizim, industrializim dhe zëvendësonte Kinën, (që e kishin përzënë po për interesa anti irredentizëm kosovar…- shënim i përkthyesit).

Në kohën e largët të saj, ka tentuar më shumë tek ndjenjat se sa në arsye. Shkaktoi gjenocid dhe një luftë kriminale që përfshiu të gjithë botën. Për këtë mund të kuptohet mirë përse nga shumë anë Gjermania shikohet me shumë rezerva. Mbi të gjitha, sipas mendimit tim, ky vend sot është thellësisht ndryshe, nga çfarë ishte në periudhën naziste. Është një Shtet mes Shteteve, që nuk ka asnjë ide ekspansioniste dhe nuk synon të shtyp asnjë. Për këtë më ka trishtuar artikulli shkruar për “La Repubblica” nga Barbara Spinelli, gazetare e mirënjohur, me njohje shumë të thella të vendit tonë, që u atribuon gjermanëve “një nacionalizëm të ri”, duke theksuar se, Gjermania po rrit “ndjenjat antieuropiane” dhe flet për “një klimë zjarrndezës, ku klasa drejtuese gjermane nuk di dukshëm ta kontrollojë”.

Ajo mendon se, Gjermania po dominohet nga një primat pothuaj diktatorial prej ekonomisë, dhe që gjermanet shikojnë modelin e tyre ekonomik si të vetmen rrugë shpëtimtare. Më duket sikur ndjej jehonën e vargjeve të njohur të Emanuel Geibels (1861) “Am deuschen Wesen soll die Welt gensen” (Esenca e shpirtit gjerman do të shërojë botën).

Unë mendoj që, Barbara Spinelli, nuk ka goditur në shenjë. Ekziston padyshim një pakënaqësi popullore, në konfront me BE-në për sakrificat e kërkuara nga fondi shpëtim-shtetesh. Por, ndryshe nga të tjera shtete evropiane, gjer më sot nuk ngjan që në Gjermani grupimet populiste, të djathta a të majta, me objektiv antieuropian, do të kenë ndonjë mundësi suksesi, dhe jo vetëm për mungesë lidershipi, karizmatik dhe telegjenikë… Arsyeja qëndron, mbi të gjitha, në faktin se tek Gjermania e sotme demokracia është një realitet i konsoliduar, pranuar dhe vlerësuar nga shumica e qytetarëve. Rindjeshmeria në ballafaqim me vendet e tjera – që digjet në vetvete, thellësisht në shpirt, si babai im (lindur më 1912), sot nuk ekziston më.

Pjesa e madhe e të rinjve gjermanë është tanimë e lirë nga çdo mbrojtje dhe nuk ka asnjë kompleks superioriteti në konfront me të tjera etni dhe të tjerë kombe. Gjermanët kanë reaguar pa frikë, me një qetësi të madhe, ndaj krizës financiare që është shfaqur që në vitin 2008. Nëse është e vërtet që në Web, janë shumëfishuar goditjet ndaj europianëve të jugut, duke i konsideruar të gjithë si “parazitë”, osé duke u etiketuar epitete të tjera të padrejta, (blogjet janë përdorur kudo, edhe në Itali, për t’i dhënë liri shfryrjes së mërzisë dhe ndjenjave) mazhoranca e madhe gjermane i shikon vendet si, Italia e Greqia sigurisht jo me nënvleftësim, përkundrazi me shqetësim dhe simpati të pandryshuar.

Fraza “I want my money back!”, (dua t’më ktheni paratë e mia!), nuk është popullore tek ne dhe me përfundimet “Ndihmë” dhe “Solidaritet” ajo përfundon si ndihmë dhe solidaritet. Në fakt, Gjermania nuk është dominuar, si mendon Barbara Spinelli, prej emergjencës së ftohtë të ekonomisë, me gjithë respektin për analizën e Michel Foucault që ajo ka cituar. Nuk është realizuar vërtet ajo që, sipas një tradite të lashtë, ekonomia do të zëvendësohet nga Shteti.

Po perse Angela Merchel insiston shumë mbi Austerity (Politikë ekonomike mbi uljen e deficitit)? Përse do t’ja imponojë të gjithë Europës? Ekziston vallë një plan kërcënues apo ndonjë akt për të shtypur? Nuk e besoj. Europa vuan nga një problem themelor, nga ku origjina ngjitet ne “dembelizëm”. Kemi besuar në mrekullinë Kejnsiane dhe në një perspektivë permanente. Menduam të jetojmë mirë. Është kjo arsyeja kryesore e krizës që godet Europën (dhe jo nga fundi edhe Gjermania!), Angela Merkel nënvizon, mbi të gjitha, që kështu nuk mund të ecet përpara, madje komprometohet e ardhmja. Një fjalim që i jep vlerë vetes, nuk mjafton të ndërtojmë një politikë europiane, por as dhe të paraqesin një premtim, dhe duhet mbajtur, ndërkohë, nën kontroll në konton e borxhit për të zhvilluar rolin e drejtimit, parashikuar nga Radosllaw Sikorski.

Duke thënë këtë, ka padyshim, një shpërthim të rëndë të sistemit. Nëse ekziston ende diçka si nacionalizëm i ri europian, behet fjalë, megjithatë, për qëndrim jo agresiv, por mbrojtës. Çdonjëri rend të futet në strofkën e vet të kërmillit. Interesimi reciprok paraqitet shumë pak: vazhdon të duan Europën, por sot më shumë se 20 vjet më parë, kemi përqendrim tek nacionalizmi. Në Gjermani, për shembull, nuk është përfshirë ideja e bukur, që u shkatërrua sapo lindi, për “Bashkimin mesdhetar dhe shtetet e reja të Europës lindore, që nuk marrin vëmendjen politike e mediatike, që sigurisht e meritojnë. Përsa i takon Italisë, më duket se shikoj tendencën për të projektuar një fat imazhi horror të Gjermanisë, që shumë duan ta përshkruajnë si një vend burokratik, mbi të gjitha barbar, për të ushqyer më mirë viktimizimin e tyre. Europa ka nevojë për një bashkim politik. Por, çfarëdo që të jetë forma që do t’i jepet, ky bashkim nuk mund dhe duhet të lindë nga emergjenca. Duhet të lind për vullnet të qytetarëve të vetë. Dhe kjo do të jetë e mundur vetëm me impenjimin e përgjithshëm të shteteve të saj anëtarë, përgjatë dialogut dhe debateve, duke superuar konfliktet, për të arritur në konsensus.

 Autori i letrës drejtuar “La Repubblica” (16 korrik 2012) është drejtor i gazetës së përditshme gjermane, Die Welt

Përktheu për “Telegraf’, nga Italia, Luan Shmilli