E kaloi cakun! Vietnami dëbon imituesin e Kim Jong-un përpara Samitit

391
Sigal

Një imitues i Kim Jong-un është dëbuar nga Vietnami para takimit të vërtetë të liderit të Koresë së Veriut me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Hanoi këtë javë.

Howard X me banim në Hong Kong organizoi një samit të rremë me imituesin e Trump, Russell White, javën e kaluar.

Të dy u morën më vonë në pyetje nga Policia dhe iu kërkua të ndërpresin të gjitha talljet e tyre politike.

Howard X tha se zyrtarët i kishin thënë se viza e tij është “e pavlefshme”, por nuk kishte marrë shpjegime të tjera.

“Satira është një armë e fuqishme kundër çdo lloj diktature. Ata frikësohen nga dy djem që u duken si politikanët e vërtetë”, tha Howard X, që kishte veshur një xhaketë të zezë dhe  mbante syze të trasha të zeza në stilin e Kim Jong-un për gazetarët.

Ai dhe z. White morën pjesë në një gjoja samit në kryeqytetin e Vietnamit në Hanoi duke u thënë reporterëve se synonin të zvogëlonin ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut.

Më vonë të dy imituesit u arrestuan nga  Policia, kur po jepnin edhe intervista për një televizion lokal.

Policia vietnameze u tha të dyve që t’i ndalonin imitimet dhe se ata mund të udhëtonin nëpër qytet vetëm me një itinerar të caktuar dhe me roje, njoftoi AFP.

“Arsyeja e vërettë është unë kam lindur me një fytyrë që ngjan si e Kim Jong-un, ky është krimi i vërtetë”, tha Howard X dhe shtoi se arsyeja pse po dëbohej ishte se lideri i Koresë së Veriut nuk kishte “asnjë sens humori”.

ImageImageImage