E frymëzuar nga videot e ISIS, adoleshentja daneze ther të ëmën

482
Një adoleshente daneze ka therur mamanë e saj pasi u frymëzua nga një video ku xhihadistët e ISIS-it shfaqen duke prerë kokat e pengjeve. Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autoren Lisa Borch, ndërsa viktima është Tina Roemer Holtegaard.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Danimarkë është publikuar nga prestigjiozja britanike “Daily Mail” ndërsa 15-vjeçarja ka goditur mamanë e saj mbi 20 herë me thikën e kuzhinës.
Sipas hetimeve 15-vjeçarja është ndikuar nga i dashuri saj iraken Bakhtiar Mohammed Abdulla, i cili prej vitesh ishte pjesë e ISIS-it.
Adoleshentja ka treguar se i dashuri i saj i tregonte shpesh herë video ku thereshin pengjet britanikë nga ISIS. Gjykata daneze ka dënuar adoleshenten me 9 vite burg.
Sigal