E frikshme: ‘Koreja e Veriut mund ta shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba!’

490
Koreja e Veriut mund të shkatërrojë të gjithë botën me vetëm “tre ose katër” bomba bërthamore, ka deklaruar një përfaqësues ndërkombëtar i regjimit për “The Independent”.
“Askush nuk do ta prekë Korenë e Veriut…..nëse e bëjnë, populli i saj do ta mbrojë me armë dhe raketa”, thotë Alejandro Cao de Benos, një spanjoll që është një “delegat i posaçëm” ishtetit diktatorial.
“Koreja është e pajisur me armë bërthamore dhe termo-bërthamore. Ne kemi bombën H”, tha ai në një intervistë.
Konsulenti ka bërë emër duke mbrojtur regjimin diktatorial të Koresë së Veriut dhe me organizimin e vizitave turistike në vend, shkruan Syri.net. Cao de Benos gjithashtu ka konfirmuar se kampet e burgjeve të Koresë së Veriut, për të cilat organizatat e të drejtave të njeriut, thonë se njerëzit “kryejnë punë të detyruar në kushte të rrezikshme për jetën”, në fakt janë kampet e ri-arsimit.
“Ne nuk besojmë në dënim, por në rehabilitim. Është një lloj terapie psikologjike”, tha ai.
Në komentet e tij të fundit Cao de Benos tha se tre ose katër raketa bërthamore nga Koreja e Verit janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund të gjithë botës.
Sigal