E frikshme! 8 persona zotërojnë pasuri sa pasuria e 3.6 miliard njerëzve

69

Vetëm 8 persona, miliarderët më të mëdhenj të botës zotërojnë pasuri sa pasuria e 3.6 miliard njerëzve, të cilët përbëjnë dhe gjysmën më të varfër të botës. Këto janë shifrat e a organizatës jofitimprurëse Oxfam.
Kjo është tregues se hendeku mes të varfërve dhe të pasurive është shumë më shumë sesa e frikshme.
Rezultatet u publikuan me fillimin e Forumit Botëror Ekonomik që mbahet në Davos.
Për Ben Southwood-it, kreun e kërkimeve të institutit Adam Smith nuk është e rëndësishme sa të pasur janë miliarderët, por fakti që mirëqenia e të varfërve nëpër botë, po rritet çdo vit
“Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit”, thuhet në raport.
Për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve.
Ja tetë personat më të pasur në botë
Bill Gates- SHBA: Bashkëthemelues i Microsoft, pasuria 75 miliardë dollarë

Amancio Ortega- Spanjë: Themelues i Zara, pasuria 67 miliardë dollarë
Warren Buffet- SHBA: Aksioneri më i madh i Berkshire Hathaway, pasuria 60.8 miliardë dollarë
Carlos Slim Helo- Meksikë: Pronar i grupit Carso, pasuria 50 miliardë dollarë
Jeff Bezos- SHBA: Themelues dhe shef i Amazon, pasuria 45.2 miliardë dollarë
Mark Zuckerberg- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Facebook, pasuria 44.6 miliardë dollarë
Larry Ellison- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Oracle, pasuria 43.6 miliardë dollarë
Michael Bloomberg- SHBA: Pronar i Bloomberg LP, pasuria 40 miliardë dolllarë