E ëma u përpoq ta vriste, kur ajo ishte një fëmijë. Kjo është jeta e trishtë e Marilyn Monroe

522
Edhe pse kanë kaluar dekada të tëra nga vdekja e saj, Marilyn Monroe vazhdon të mbetet një ikonë bukurie edhe në ditët e sotme. Por cila është historia e jetës së saj? Pse shumë veta shprehen me keqardhje për të dhe fatin e saj dhe pse thuhet se ajo kishte një karakter të dobët dhe të pavendosur?
Jeta e Norma Jeane Mortenson (emri i saj i fëmijërisë) nis si një jetime, e cila nuk e njohu kurrë të atin e saj. Ndërkohë e ëma e saj vuante nga skizofrenia dhe u pëpoq ta mbyste atë me jastëk, ndërsa Monroe ishte vetëm një fëmijë. Ajo u rrit në jetimore dhe u abuzua seksualisht nga disa prej familjeve që e birësuan në atë kohë.
Në moshën 16 vjeçare, Marilyn Monroe la shkollën dhe u martua. Në atë moshë ajo u fut në punë në një fabrikë municionesh, në të cilën tërhoqi vëmendjen e një fotografi për bukurinë e saj. Ajo ishte fillesa e karrierës së famshme si modele për Marilyn Monroe. Por për jetën e saj personale gjërat nuk po shkonin aq mirë, sa në jetën profesionale. Në vitin 1946 ajo fitoi të drejtën të aktronte në një film, por njëkohësisht u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë. Në momentin që ajo i leu flokët bjonde, mori dhe emrin Marilyn Monroe, me të cilin sot e njeh e gjithë bota.
Monroe ishte e gatshme të niste karrierën si aktore, edhe pse shumë veta dyshonin se ajo mund t’ia dilte mbanë. Pavarësisht suksesit të saj, ajo ishte mjaft e pavendosur si natyrë dhe e kapte shpesh ankthi, i cili e pengonte të arrinte në orar gjatë regjistrimeve të filmave të saj. Ankthi mendohet se e kishte burimin nga kujtimet e saj të dhimbshme të fëmijërisë.
Marilyn Monroe, duke dashur të ishte sa më perfekte në skenat e filmit, gjatë çdo regjistrimi merrte me vete edhe Paulën, trajneren e saj në aktrim.
“Për të jetuar mirë dhe me produktivitet, unë mendoj se duhet të punoj. Puna është e vetmja shpresë që unë kam në këtë aspekt” është shprehur vetë aktorja dhe modelja.
Filmat e saj kanë kaluar vlerën e 200 milionë $, edhe pse ajo nuk zotërontë asnjë shtëpi të sajën deri një vit përpara vdekjes së saj. Në moshën 36 vjeçare, në 5 gusht 1962, Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Jeta e saj është bërë subjekt i më shumë se 300 librave dhe filmave, të cilat japin edhe versionin e tyre mbi vdekjen e saj, e cila dyshohet të mos ketë qenë vetëvrasje, siç u deklarua nga mjekët e asaj kohe, por vrasje nga familja e presidentit Kennedy, pas lidhjeve të fshehta të Marilyn me presidentin John Kennedy dhe vëllain e tij, Robert Kennedy. Spekulimet më të mëdha kanë rënë mbi Robert Kennedy, megjithëse nuk përjashtohet nga lista e të dyshuarve, edhe Jackeline Kennedy, bashkëshortja e John Kennedy, e cila dinte gjithçka për lidhjen e të shoqit të saj me Marilyn Monroe. Thuhet se ishte vetë Monroe ajo që i kishte thënë gjithçka Jackeline dhe mendohet se xhelozia e ka shtyrë ish Zonjën e Parë të SHBA-së të vrasë dashnoren e bashkëshortit të saj.
Pavarësisht gjithë dilemave dhe jetës personale paksa të shthurur, Monroe mbetet një ikonë bukurie edhe në ditët e sotme. Këtë material duam ta mbyllim me një thënie të vetë aktores dhe modeles: “Ne të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë, përpara se të plakemi. Frika është budallallëk. Kështu janë edhe pendimet”.
Sigal