E diskriminuan për pagën, redaktorja e BBC-së lë punën

69
Redaktorja e BBC-së ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.
Carrie Gracie, e cila punonte për redaksinë në Kinë, u shpreh se ndihej e diskriminuar me pagesën që i bëhej asaj, krahasuar me kolegët e saj meshkuj.
Në një letër të hapur, redaktorja e cila punonte në BBC për më shumë se 30 vjet, ka akuzuar korporatën se ka një “kulturë të fshehtë dhe të paligjshme të pagave mes gjinisë mashkullore e asaj femërore”.
“Vendimi i Gracie është përshëndetur gjerësisht nga një sërë figurash të shquara të korporatës mediatike. Si burrat ashtu edhe gratë e BBC e kanë konsideruar redaktores si, trime, të shkëlqyer dhe njeri me parime,”- shkruan The Guardian.
Një grup i cili përfaqësonte gratë në BBC, ka njoftuar se ka informacione se deri në 200 gra kanë paraqitur ankesa të tilla. Ajo është shprehur e pakënaqur pasi ka thënë se ata të cilët fitojnë më shumë se 150,000 funte, i përkisnin gjinisë së kundërt. Megjithatë, BBC i është përgjigjur duke thënë se nuk bëjnë “asnjë diskriminim kundër grave”.
Gracie tha se do të kthehet në postin e saj të mëparshëm në redaksinë televizive, nëse do të paguhet në mënyrë të barabartë.