E dhimbshme/ Vajza shqiptare shet pikturat për të bërë terapinë mujore, kostoja mijëra euro (video)

102

E dhimbshme, një vajzë e vogël Yllka bën piktura, i shet ato, për të blerë ilaçet e saj. Yllka vuan nga një sëmundje e rëndë, Fibroza Cistike, e cila dëmton organet e brendshme.

Në artin e saj ajo përdor metodën me pika e cila është e rrallë.

“Terapia mujore shkon deri në 1 mijë euro, por për më shumë nuk e di, se as nëna nuk mi tregon.

I falënderoj të gjithë, ia kam arritur të siguroj terapinë vetëm prej pikturave. Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha”, është shprehur ajo.

Ndërsa nëna e saj ka deklaruar se Kostoja është e lartë e terapisë, madje edhe mbi 1000 euro.

“Kostoja është e lartë e terapisë, ka raste që i shiten pikturat, ka raste që jo. Varet si i e gjejmë edhe terapinë, njëherë 1800. njëherë 1900 dhe 20100 euro”, tregoi ajo. / REL