E ardhmja e lëvizjes #MeToo

617
Aktivistet feministe amerikane nga i gjithë spektri politik po parashikojnë një vit trazirash në 2018-ën, pas akuzave për sulme seksuale të profilit të lartë, të cilat diskredituan figura të shquara në botën e argëtimit, biznesit dhe politikës.
Në prag të një vjetorit të marshimit të grave më 21 janar, të cilin disa e kanë cilësuar si katalizatorin kryesor për ndryshimet që përmirësuan jetën e grave në vitin 2017, aktivistet thonë se lëvizja #Metoo, ndërsa vazhdon, është në rrezik të fragmentohet.
“Nëse historia është një udhëzues, viti 2018 do të jetë shumë i çrregullt”, tha feministja Jennifer Baumgardner në një intervistë të kohëve të fundit për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës. “Historikisht, kur ka një rritje të madhe të feminizmit, ajo shoqërohet me shpejtësi nga ndarjet dhe ballkanizimet”.
Megjithëse zonja Baumgardner mirëpret klimën e re në të cilën gratë ndjehen të lira të flasin për ngacmimet seksuale, “Unë mendoj se shumë nga këto raste që po përbëjnë lajm, duken shumë të pasinqerta për mua, sepse ato po shpërndahen për qëllime partiake”, tha zonja Baumgardner , ish-redaktore e revistës feministe të majtë Ms dhe producente e dokumentarit me ndikim të vitit 2013 “Ishte Përdhunim”.
Sigal