Dyshohet se planifikonin sulme terroriste, arrestohen katër neonazistë në Londër

477
Katër persona janë nën hetim me akuzën për përgatitje të sulmeve terroriste, të cilët i përkisnin një lëvizje neo-naziste e ndaluar në muajin dhjetor, ata u arrestuan sot në West Midlands (qendër të Anglisë), njoftoi policia në këtë rajon.
“Katër burrat janë të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në territorin britanik”, saktësoi policia në një deklaratë.

Anëtarë të dyshuar të lëvizjes neo-naziste “Nisma Kombëtare”, ata ishin nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.

Momentalisht janë në proces kontrollesh të detajuara shtëpitë e të dyshuarve. Katër të dyshuarit jetonin në zona të ndryshme të Britanisë së Madhe, Birmingham, Powys (Uells), Ipswich dhe Northampton.
Sigal