Dyshohen se kanë vjedhur karta identiteti italiane për llogari të krimit të organizuar, policia heton dy shqiptarë

713
Sigal

Policia kufitare në Itali, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti italiane , që rezultojnë se janë vjedhur.

Në pranga të policisë të shtetit fqinj kanë rënë dy shqiptarë, që ishin shoferë të linjës nga Shqipëria në Itali. Autobusi pa pasagjerë po udhëtonte nga Bari drejt portit të Durrësit. Kartat e identitetit u gjetën në një vend të fshehur pranë shoferit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Kartat e identitetit ishin të bardha, të paplotësuara dhe rezultojnë se janë vjedhur në dhjetor të vitit 2015 në komunën e Piacenzës. Dy shoferët shqiptarë kanë rrëfyer se pako me karta u është dorëzuar nga një shtetas italian të cilit nuk i dinë identitetin. Një nga ta tha se ka paguar 20 euro për të dorëzuar kartat e ID tek një person, i tretë, që e priste pranë Portit të Durrësit.

Rrëfimi i shoferëve gjithsesi nuk ka bindur autoritetet italiane. Ata, me iniciativë kanë nisur hetimet ndaj dy shoferëve, në gjendje të lirë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, kartat e identitetit italiane do të përdoreshin nga rrjetet kriminale për të trafikuar njerëz nga Shqipëria në Itali. Bëhet me dije se 196 kartat e identitetit do i sillnin grupit kriminal fitime prej miliona eurosh.