Dyshime për mashtrim, Franca ngrinë llogaritë bankare ruse

472
Autoritetet franceze kanë ngrirë miliona euro në llogaritë bankare që u përkasin rusëve pasi kanë nisur një hetim për një skemë të dyshuar mastrimi të zbuluar nga Sergei Magnitsky, një avokat nga Moska, i cili ka vdekur në një burg në Rusi. Një zyrtar gjyqësor në Paris tha se gjyqtari kryesor hetues, Renaud Van Ruymbeke ishte duke drejtuar një ekip prej 3 gjyqtarëve, të cilët hetuan pastrimin e parave nga Rusia, në rastin e njëjtë në të cilën po punonte edhe Magnitsky.
Hetimet në Francë, u nisën vitin e kaluar si pasojë e një ankese të paraqitur nga një punëdhënës i Magnitskyt, Hermitage Capital, i cili është një fond aktiv në Rusi. Hermitage ka paraqitur dëshmi të detajuara se paratë janë sjellë në Francë dhe Luksenburg, gjoja se janë pjesë e mashtrimit prej 230 milionë dollarësh të zbuluar nga Magnitsky.
Drejtuesi i Hermitage, Bill Broëder ka thënë se pasi autoritetet ruse bastisën kompanin e tij, ai zbuloi se paratë po rrjedhnin nga kompania e tij për në Rusi dhe në disa banka moldave dhe në vende të tjera evropiane, përfshirë këtu edhe Francën. Magnitsky, i cili ishte i pari që zbuloi këtë mashtrim, vdiq në vitin 2009 në një burg në Rusi, në moshën 37 vjeçare dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se ai u rrah dhe iu mohua e drejta e ndimës mjekësore. Dy njerëz që kanë informacione për këtë rast në Francë, kanë thënë se disa miliona euro në llogaritë bankare të Francës, tashmë kanë ngrirë.
Sigal