Dy vitet e ardhshme nivel rekord i temperaturave të larta, thonë shkencëtarët

472
Temperaturat e larta në dy vitet e ardhshme do të thyejnë një rekord global. Ky është përfundimi i studimit të bërë nga zyrat e “Met Office” në Britaninë e Madhe ku meteorologët dhe shkencëtarët pohojnë se ngrohja globale do të shkaktohet nga efekti serë.
Shkencëtarët thonë se gazrat që grumbullohen mbi Tokë, transformojnë planetin tonë në një serë të ngjashme. Shkencëtarët tregojnë se në dy vitet e ardhshme do të aktivizohet fenomeni klimatik “El Nino”, i cili sjell rritjen e temperaturave mbi Oqeanin Paqësor. Fenomeni ‘El Nino’ ka një interval kohe prej 20 vitesh, por shkencëtarët thonë se ky fenomen do të jetë akoma edhe më i shpeshtë, pra çdo 10 vjet.
Prof. Adam Scaife nga ‘Met Office’, ka konfirmuar se disa vende do të rrezikohen nga përmbytjet, ndërsa disa të tjerë do të vuajnë nga thatësira. Scaife nënvizoi se pasojat priten që të jenë të ngjashme me fenomenin “El Nino”, të vitit 1998
Sigal