Dy trena përplasen në Karolinën e Jugut, 2 te vdekur, 50 të plagosur

557
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë lënduar pasi një tren pasagjerësh Amtrak u përplas me një tren mallrash në Karolinën e Jugut mëngjesin e të dielës, shkruajnë mediat amerikane.
Sipas një deklarate të Amtrak, Treni 91 që operon mes New York-ut dhe Miamit u përplas me një tren mallrash CSX rreth orës 2.35 të mëngjesit në Cayce të Karolinës së Jugut.
Sipas deklaratës, në tren ndodheshin 139 pasagjerë ndërsa autoritetet vendase arritën në vendngjarje menjëherë pas përplasjes së trenave. Mediat raportojnë se të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.
Sigal