Dy televizione ruse zbulojnë planin për luftë bërthamore

469
Dy televizione të kontrolluara nga Kremlini zbuluan gabimisht planin e fshehtë për armatime bërthamore ruse të quajtur “Status-6″. Çdo gjë faktohet qartë në dokumentet e fokusuar në filmime për pak sekonda.
Këto pamje u filmuan gjatë një takimi të presidentit rus Putin me zyrtarë ushtarakë në qytetin e Detit të Zi, Soçi, të hënën e kaluar, raporton BBC.
Gjatë edicionit të lajmeve dy televizionet NVT dhe “Channel One” transmetuan një dokumentar ushtarak që përmbante dokumente konfidenciale, projekte dhe plane të një sistemi armatimi, e dizenjuar nga Rubin, një kompani për ndërtimin e nëndetëseve me bazë në Shën Petërburg.
Pamjet tregojnë për raketa që do të qëllohen nga nëndetëset dhe që do të krijonin zona të tëra radioaktive dhe të helmuara, duke i bërë të papërdorshme për aktivitete ushtarake dhe ekonomike për një kohë shumë të gjatë.
Filmimi u transmetua të martën dhe më pas u fshi nga të dyja rrjetet televizive por disa uebsajte vazhdojnë të publikojnë pamje të fotografuara të tij. Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dimitri Peskov, pranoi para gazetarëve se dokumentet e publikuara ishin sekrete dhe se prandaj u fshinë menjëherë.
Mbetet e paqartë se si ato pamje u transmetuan në dy rrjetet pavarësisht kontrollit të rreptë të Kremlinit. Dokumentet u treguan në takimin ku Putin paralajmëroi se Rusia do të ndërmerrte masat e nevojshme për të përforcuar potencialin e strategjisë së forcave bërthamore 
Sigal