Dy të vdekur në SHBA, arrestohet në spital 16-vjeçari/ Qëlloi veten në kokë, pasi sulmoi shokët e shkollës

376
Sigal

Dy studentë, një femër 16-vjeçare dhe një tjetër 14-vjeçare, kanë vdekur dhe tre adoleshentë të tjerë u plagosën të enjten, pasi 16-vjeçari i dyshuar, hapi zjarr në Shkollën e Mesme Saugus në Kaliforni, thanë zyrtarët.

16-vjeçari i dyshuar, u transportua në spital dhe është në gjendje të rëndë.

“I dyshuari është në paraburgim dhe po trajtohet në një spital lokal,” ka thënë Sherif Qarku i Los Anxheles Aleks Villanueva.

Gjashtë persona, të gjithë studentët, kishin plagë me armë zjarri kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 7:40 të mëngjesit, tha të enjten pasdite gjatë një konference për shtyp, Sherifi i Qarkut në Los Angeles.

Kent Wegener tha se më vonë, u zbulua se një nga viktimat që kishin transportuar në spital ishte i dyshuari, një student mashkull aziatik, pjesë e shkollës, i cili festonte sot ditëlindja e 16-të, tha Wegener.

Viktimat e sulmit janë një femër 16-vjeçare, e cila ndërroi jetë në orën 9:23 të mëngjesit, një femër 14-vjeçare e cila po ashtu ndërroi jetë, një femër 15-vjeçare dhe dy meshkuj 14-vjeçarë, sipas zyrtarëve.

Një nga viktimat 14-vjeçare vdiq në spital, tha Villanueva në konferencën për shtyp, duke përmendur se nuk ishte autori i sulmit.

Gjithsej janë shtatë viktima duke përfshirë edhe të dyshuarin, thanë autoritetet.

Arma e përdorur ishte një pistoletë gjysmë automatike 45, që nuk kishte plumba të mbetura, kur u gjet në vendin e ngjarjes, tha Wegener.

“Detektivët kanë shqyrtuar video që tregon qartë se i dyshuari tërheq këmbëzën e një armë dhe plagosë pesë persona dhe në fund qëllon veten në kokë,” tha ai.

Nëna dhe e dashura e të dyshuarit janë në komisariat dhe një urdhër kontrolli po miratohet dhe do të zhvillohet në rezidencën e të dyshuarit për prova, tha Wegener.

Asnjë motiv nuk dihet akoma.

Autori ishte përshkruar si një “i dyshuar mashkull aziatik” i veshur me veshje të zeza, i cili u pa për herë të fundit duke shkuar larg vendit të ngjarjes, kishte thënë zyra e sherifit.

Ai besohej se ishte student në shkollë, njoftoi KNBC.