Dy të rinj përgatiten për vdekjen, hedhin veten në erë me eksplozivë

517
I ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një video tronditëse ky tregon dy djem të rinj, të cilët ngarkojnë makinën e tyre me eksploziv dhe hedhin veten në erë në objektivat e armiqve.

Videoja tregon të rinjtë me fytyra të “njoma”, çka do të thotë se janë në adoleshencë të hershme, teksa flasin mbi një grumbull gurësh.

Të veshur me veshje ushtarake, ata mbajnë një pushkë në dorë teksa përgatiten për vdekjen e tyre të parakohshme.

Videoja mendohet se është regjistruar në Sinjar, një territor kurd në Irak. Të rinjtë, shihen të qeshur teksa marrin makinën e tyre me eksploziv. Më pas, pamjet nga ajri tregojnë shpërthimin e makinës bombë.
Sigal