Dy shqiptarët lidhin në bodrum “mysafirin” dhe e kërcënojnë me sëpatë. Por, ajo që zbulohet…

524
Ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë. Më pas i kanë marrë paratë që kishte, 150 franga dhe një kartë krediti Visa.
Dy shqiptarë të Kosovës, kushërinj me njeri-tjetrin e kanë joshur një të njohur të tyre nga St.Galleni për të shkuar në Glarus, duke i premtuar që do t’i shisnin marijuanë. Pastaj ata, në një bodrum e kanë plaçkitur, lidhur dhe i kanë mbyllur gojën. Njëri nga sulmuesit nuk kishte të drejtë qëndrimi në Zvicër, pasi ishte dëbuar që nga viti 2008, shkruan südostschweiz. Duke qenë në burg ai e kishte kërcënuar me vdekje një punëtor të Zyrës për Migracion.
Pak ditë më parë, shqiptarët e Kosovës, njëri 24 e tjetri 28 vjeç janë përgjigjur para gjyqit për grabitje dhe privim nga liria.
Personi i joshur, pasi kishte arritur në shtëpinë ku e kishin lënë të takoheshin ishte goditur nga dy “mikpritësit” aq shumë sa që ishte rrokullisur shkallëve për në bodrum, transmeton albinfo.ch. Pastaj ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë.
Atij ia kanë marrë paratë që kishte, 150 franga, një kartelë krediti (Visa), dhe një orë që kushtonte 240 franga. Veç kësaj, e kishin detyruar që t’u tregonte numrin sekret të kartës së bankës.
Pas një ore ata e kishin liruar, ndërsa katër ditë më vonë policia i kishte arrestuar dy kushërinjtë. Por ndërsa 24-vjeçari ishte liruar ditën tjetër, kushëriri i tij 28-vjeçar vazhdon të mbahet në burg.
Deri në arrestimin e tij ai jetonte prej një viti e gjysmë ilegalisht në Zvicër, pasi në vitin 2008, për shkak se kishte kryer disa krime, ishte dëbuar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu i ishte dhënë masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër për 9 vjet.
Gjatë burgut hetimor në Glarus ai e kishte kërcënuar një nëpunës të Zyrës për Migracion, duke i shkruar në një letër si vijon: “Ashtu sikurse ti, bir qeni, ma ke hedhur jetën në mbeturina, edhe unë do ta hedh jetën tënde në lum. Unë do të të ndaj në 99 copë, ty, qen, ti je një nazist i madh, urryes i të huajve je ti! Vetëm prit, ti qen, se ti je i fortë në shkrim e unë jam i fortë nga krahët! Bir kurve”. Ndërsa në qelinë e tij në burg ai kishte rregulluar një armë shpuese nga druri.
Ndërsa si motiv për krimin e ri, lidhjen e personit nga St. Galleni, ai ka përmendur hakmarrjen. Sepse “mysafiri” më parë, në vitin 2015 e kishte “përdhosur”. Por se në çfarë forme kishte ndodhur kjo përdhosje, nuk ishte sqaruar para gjyqit.
Prokurori ka kërkuar për 28 vjeçarin 36 muaj burg ndërsa për 24-vjeçarin 14 muaj me kusht. Të dy kanë pranuar veprën e tyre ndërsa vendimet gjyqësore ende nuk janë marrë.
Sigal