Dy shqiptarë vdesin tragjikisht në vendin e punës

473
Sigal

Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen në dy aksidente të ndryshme në Itali. Njëri prej tyre, një 38-vjeçar i quajtur Gjon Lekaj, po çmontonte skelat e një ndërtese kur ra nga një lartësi prej gjashtë metrash, duke rënë në oborrin e brendshëm të shkollës Morandi.

Burri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, mesditën e 7 dhjetorit. Punëtori kishte helmetë në kokë dhe pajisje të detyrueshme, por siç duket ai nuk ishte i fiksuar në rripin e sigurisë.

Gjon Lekaj, me origjinë nga Shkodra, jetonte në Porta Mortara së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Familja dëshiron që funerali të kryhet në qytetin e tij të lindjes.

Në një incident tjetër, humbi jetën po një shqiptar. Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e shkuar, ndërsa gjeti vdekje dy ditë më vonë.

Ismailaj mbërriti nga Shqipëria në vitet nëntëdhjetë me shpresën se mund të gjente një vend pune dhe të ndërtonte një të ardhme për familjen e tij. Kështu, pasi mbërriti në Terlizzi, si shumë të tjerë, gjeti një vend në sektorin e kopshtarisë. Por të dielën e kaluar kjo ëndërr ndërpritet papritur për shkak të një aksidenti në punë në një kompani të njohur lokale. Rrethanat janë ende për tu sqaruar.

56-vjeçari la pas gruan dhe dy fëmijësh, pasi qëndroi dy ditë në agoni në spitalin e Barit.