Dy shqiptarë u therën me thikë në Francë? Policia shqiptare jep sqarime: Ja e vërteta

543
Policia shqiptare jep detaje për ngjarjen e ndodhur dje në qytetin univeristar të Poitiers në Francës, duke mohuar që të plagosurit apo viktiamt siç është raportuar në disa media të jenë shqiptarë.
NJOFTIMI I PLOTË
Ditën e djeshme, e Mërkurë 20 Tetor 2017, disa media shqiptare shpërndanë lajmin e publikuar fillimisht nga disa gazeta franceze, lidhur me një “sherr për larje hesapesh me viktima shqiptarë”, ndodhur në mëngjes mes të rinjsh në qytetin e Poitiers, në departamentin e Viennes-France.
Lajmi origjinal mban titullin “Poitiers: bagarre au couteau en pleine rue, deux Albanais blessés, deux Nord-Africans interpellés”.
Pas verifikimit me instancat e sigurisë ne France sqarojme se:
Ngjarja është reale, por lajmi eshte i pasakte.
Dy viktimat në Francë nuk janë shtetas shqiptarë.
Ju lutem na kontaktoni për çdo rast. Policia e Shtetit duke vleresuar rolin e medias, mbetet e gatshme per bashkepunim ne favor te informimit dhe transpareces se publikut.
Sigal