Dy shqiptarë të arrestuar për trafik kokaine në Itali, jeta luksoze ‘fundos’ furnizuesin e drogës

422
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga, pasi u kapën nga policia italiane me 5 kg kokainë. Operacioni u krye nga Guardia di Finanza e Breshias.
‘Corriere.it’ shkruan se shqiptari me inicialet B.P u kap pas një hetimi që nisi gjatë vitit të kaluar, ndërsa ai akuzohet se trafikonte drogë në provincën e Luça-s, ndërsa në pranga ra dhe bashkëpunëtori i tij, (furnizues i drogës) një bashkëkombës me inicialet Z.E.

Ky i fundit tentoi t’i shpëtonte policisë, por u arrestua pranë Sarzana-s. Lidhja dhe bashkëpunimi në trafik mes dy shqiptarëve u zbulua nga jeta luksoze që bënte Z.E. Gjatë hetimeve rezultoi se ai kishte pasuri, burimet e të cilës ishin të dyshimta, ndërsa iu konfiskuan 10 mijë euro para cash, 7 makina, një motor, llogaritë rrjedhëse si dhe aksionet e një shoqërie me një vlerë prej 140 mijë eurosh.
Sigal