Dy shpërthime të tjera në Bruksel

530
Të tjera shpërthime kanë tronditur kryeqytetin belg sot rreth orës 14:00. Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur gjatë një operacioni të policisë në zonën e njohur si Schaerbeek. Mediat lokale raportojnë se policia ka arritur të neutralizojë një person. Nuk ka të dhëna për viktima të mundshme. Sipas burimeve lokale, është dëgjuar një shpërthim në fillim të ndërhyrjes së forcave të rendit në një apartament. Ndërkohë policia është në ndjekje të një tjetër të dyshuari që quhet Naim Al Hamed, sirian 28-vjeçar dhe që konsiderohet “shumë i rrezikshëm dhe i armatosur”. Është i shumëkërkuar bashkë me Abrinin, nga forcat belge të sigurisë. Terroristi i dyshuar i identifikuar nga autoritetet, është i lidhur me atentatet në Paris dhe Bruksel.
Sigal