Dy policë të vdekur si pasojë e protestave të dhunshme në Kiev

447
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka bërë të ditur se një tjetër pjesëtar i forcave të sigurisë i plagsour në protestën e një dite më parë, ka vdekur duke e çuar në dy numrin e viktimave në radhër e policisë. Ndërkohë autori i sulmit me granadë është filmuar nga kamerat. Pamjet filmike tregojnë një person me kapele që hedh mjetin shpërthyes para kordonit të policisë. Ende nuk ka informacione nëse I dyshuari ëhstë identifikuar nga autoritete ukraianse.
Rreth 100 polcië të tjerë u plagosën gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen pasi parlamenti kaloi një ligj për më shumë autonimi për lindjen e vendit. Ata u sulmuan me eksploziv nga turma e protetsuesve.
Reagimet e krerëve të Ukrainës ishin të ashpra. Presidenti Petro Poroshenko akuzoi moskën si nxitëse të dhunës, duke u shprehur se disa politikanë në Rusi u shqetësuan pas kalimit të ligjit për zgjerimin e autonomsië në lindje të Ukrainës, pasi nuk morën atë që prisinin.
Por Poroshenko akuzoi edhe politikanët vendas që sipas tij me kundërshtimin ndajt këtij ligji po nisnin një fushatë kundër aletaëve më të ngushtë të Ukrainës si SHBA, gjermansië francës apo Bashkimit europian.
Ndërkohë Kryeminsitri Arseni Jatsenuk kërkoi dënim me burgim të përjetshëm ëpr autorin e sulmit që shkaktori vdekjen e policëve, ndërsa akuzoi partinë kryesore nacionaliste Svoboda si shkaktare e trazirave të dhunshme. Sipas jatsenuk, ndërsa Ukraina po mbrohet nga sulmet e Rusisë, të ashtëquajturit politikanë pro ukrainas po përpiqen të hapin një tjetër konflikt në qendër të vendit.
Ngjarja në Kiev para parlamentit u dënua edhe nga SHBA, Gjermania, Faranca Dhe BE. Parlamenti I Ukrainës kaloi dje ligjin që I garanton një status të vencantë rajoneve të Donestskut dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët pro rusë.
Sigal