Dy kosovarë arrestohen për planifikim sulmesh terroriste në Gjermani

441
Sigal

Policia gjermane ka arrestuar dy vëllezër të lindur
në Kosovë nën dyshimet se po planifikonin një sulm në një qendër tregtare ne
Gjermaninë perëndimore.

Të arrestuarit 28 dhe 31 vjeç, identiteti i të
cilëve nuk është bërë i ditur, u vunë në pranga në Duisburg në rajonin
industrial Ruhr në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. Dyshohet nga
autoritetet se ata kishin planifikuar një sulm në qendrën tregtare Centro në
Oberhausen.

Aktualisht po hetohet  nëse bashkëpunëtorë të tjerë dhe në ç’fazë
ishte plani i të dyshuarve.