Dy anije të Marinës Amerikane përfundojnë në “duart” e Iranit për pak kohë

469
Sipas Pentagonit, dy anije të Marinës Amerikane që ishin të vendosura në Gjirin Persik, kanë përfunduar në ‘duart’ e Iranit, raporton Associated Press.
Sipas zyrtarëve iranianë, ekuipazhi i anijeve është lënë i lirë pas disa orësh. Të paktën dhjetëra anëtarë të Marinës Amerikanë, janë mbajtur në ishullin Farsi, që administrohet nga Garda Revolucionare Iraniane.
Njëra nga arsyet e mundshme të marrjes së anijeve amerikane, është hyrja e mundshme në ujërat iraniane. Hetimet e deritashme tregojnë se hyrja e Marinës Amerikane në ujërat territoriale të Iranit, është bërë për shkak të problemeve që kishin ata në sistemin e tyre të navigacionit”.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se njëra nga anijet ka pasur disa probleme mekanike, problem që ka shkaktuar edhe ndalimin e tyre
Sigal