Dukesha që nuk e harron kurrë Lady D

530
Sigal

Kate Middleton dhe Princi William sollën këtë të hënë në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Pak orë pas lindjes, Dukesha e Cambridge u shfaq para botës krah bashkëshortit dhe djalit të tyre të porsalindur, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

E teksa la spitalin, 36-vjeçarja dukej e mrekullueshme në fustanin e saj të kuq, një veshje që duket se nuk ishte zgjedhur rastësisht.

Kjo pasi Middleton u shfaq e veshur me një fustan të ngjashëm me atë të vjehrrës së saj të ndjerë, Princeshës Diana, e cila në vitin 1984, kur solli në jetë Princin Harry, mbante veshur pikërisht një fustan të kuq, teksa doli nga i njëjti spital.

Kjo nuk është hera e parë që me veshjen dhe aksesorët e përzgjedhur prej saj, Dukesha Kate risjell në vëmendje Princeshën e ndjerë dhe stilin e saj të veçantë.